Dogana në Mitrovicë kap 750 litra vaj të kontrabanduar nga Serbia

Dogana në Mitrovicë kap 750 litra vaj të kontrabanduar nga Serbia

Dogana e Kosovës ka ndaluar në Mitrovicë një automjet që po transportonte 750 litra vaj ushqimor të kontrabanduar nga Serbia.

Sipas njoftimit, Dogana tha se arriti ta identifikojë dhe ndalojë automjetin dhe pas kontrollimit iu gjetën mallra të kontrabanduara.

“Automjeti  ishte duke transportuar vaj ushqimor me origjinë nga Serbia në sasi prej 750 litrave. Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar derisa ka filluar procedura e kundërvajtjes doganore”, thuhet në njoftim.

Dogana ka bashkëngjitur edhe fotografitë nga aksioni.

Shpërndaje në: