Doganë e Kosovës në Durrës dhe hekurudhë Prishtinë-Tiranë: Dy projektet kryesore që diskutuan Hoti dhe Rama

Doganë e Kosovës në Durrës dhe hekurudhë Prishtinë-Tiranë: Dy projektet kryesore që diskutuan Hoti dhe Rama

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Avdullah Hoti, kanë diskutuar për fillimin e realizimit të projekteve të reja mes Kosovës dhe Shqipërisë sic është dogana e Kosovës në Durrës dhe hekurudha Tiranë – Prishtinë’, përcjell Periskopi.

“Ne kemi diskutuar për të shtyrë më tutje procesin e bashkëpunimit, është shpresoj dhe besoj një ogur i mirë që kryeministri Hoti vjen edhe si një ndër protagonistët e gjithë kësaj rruge bashkëpunimi pasi ka mbuluar role kyqe institucionale dhe as më shumë e as më pak, po ka mbuluar me përgjegjësi institucionale aspekte të financave dhe ekonomisë dhe nga largësia e eksperiencës dhe kompetencës së padiskutueshme do jetë vlerë e shtuar në këtë proces. Nuk bëhet fjalë për vullnetin politik sepse ai ka qenë gjithmonë, por bëhet fjalë për realizimin e një pjesë të marrëveshjeve që kanë mbetur pezull.  Sot kemi folur për doganën e Kosovës në Durrës, në parim kjo është e diskutuar por në zbatim është ende jo e plotë. Kryeministri Hoti ka ngritur diskutimin në takim, përbën thelbin e marrëveshjes. Një stacion i vetëm në Durrës ku hyrja e të gjitha mallrave për në Kosovë, nga pikëpamja legjislative dhe juridike duhet të trajtohet si një hyrje në Kosovë, në momentin kur mallrat zbarkohen në Durrës. Kjo do të thotë që na duhet një detajim deri në fund i marrëveshjes për të mos lejuar që burokracia apo interesat e caktuara të pengojnë zbatimin. Kemi folur për njësimin e shumëherë të folur të dokumentacionit për mallrat që importohen e eksportohen mes dy vendeve, ku është e pamundur të flitet për efikasitet, nëse dy palët nuk arrijnë të kenë gjuhë teknike të njësuar dhe të mos vazhdojmë ne në Shqipëri t’u kërkojnë eksportuesve të Kosovës që të kenë dokumente edhe të Shqipërisë, port ë jetë një dokument i vlefshëm për të dy vendet”, ka thënë Rama.

Ndërkaq, kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se përvec portit të Durrësit, kanë diskutuar edhe për projektin e madh mes Shqipërisë dhe Kosovës, atë të lidhjes me hekurudhë.

“Besoj se në vjeshtë të këtij viti, mund të kemi gjëra konkrete për të realizuar edhe projektin e kahmotshëm për lidhjen e Tiranës dhe Prishtinës me hekurudhë”, ka thënë Hoti në konferencë me Ramën./PERISKOPI.

 

Shpërndaje në: