Doktorët e syve i tregojnë këshillat që duhet t’i ndiqni për të mos pasur nevojë për syze

Doktorët e syve i tregojnë këshillat që duhet t’i ndiqni për të mos pasur nevojë për syze

Sipas librit të rekordeve “Guinness”, sytë tanë lëvizin më shumë se 100,000 herë në ditë.

Kjo është mjaft shumë, apo jo? Por, i gjithë ky aktivitet nuk i ndihmon sytë të qëndrojnë të shëndetshëm dhe duket se shikimi i dobët mund t’i atribuohet kujdesit të keq.

Më poshtë doktorët e syve tregojnë se nga cilat shprehi duhet të hiqni dorë për të pasur një shikim të mirë:

Mos i refuzoni ushqimet që janë të pasura me vitaminë A, vitaminë C, lutein dhe beta-karoten

Ne jemi çfarë hamë – këtë me siguri e keni dëgjuar shumë herë, por a është ende dikush që dyshon në saktësinë e kësaj thënie?

Kjo thënie lidhet edhe me shëndetin tonë të syve. Mineralet dhe vitaminat e mëposhtëm janë të rëndësishëm për shikim të shkëlqyeshëm dhe i mbrojnë sytë nga sëmundjet e ndryshme.

– Beta-karoteni: Ushqimet e mbushura me këtë janë karotat, patatet e ëmbla, spinaqi, etj.
– Lutein dhe zeaxanthin: Ushqimet e pasura me këta janë spinaqi, lakra e gjelbër, etj
– Acidet yndyrore omega-3:  Ushqimet e pasura janë salmoni, suplementet me vaj peshku, arrat, farat e lirit, etj.
– Vitamina A: Ushqimet e pasura me këtë vitaminë janë mishi, vezët, gjalpa, qumështi
– Vitamina C: Ushqimet e pasura me vitaminë C janë specat, lakra e gjelbër, dredhëzat, brokoli, portokajtë.

Mos qëndroni të angazhuar në një aktivitet për shumë gjatë

Shumë njerëz të cilët punojnë me kompjuter nuk i binden pushimit të rekomanduar prej 15 minutave një apo dy herë në ditë.

Sipas shkencëtarëve, problemet me sy zvogëlohen dukshëm kur punëtorët bëjnë pushim herë pas here.

Bëni ushtrime të syve

Ka shumë mendime rreth këtij rekomandimi. Madje, ekziston një teori e cila sugjeron se doktorët e syve e dinë të vërtetën për avantazhet e ushtrimeve të syve por asnjëherë nuk u tregojnë pacientëve sepse nëse njerëzit fillojnë t’i ushtrojnë sytë, ata asnjëherë nuk do të kenë nevojë për syze apo për doktor të syve në përgjithësi.

Sidoqoftë, përveç sëmundjeve dhe lëndimeve për të cilat nuk ekziston ndonjë kurë, ushtrimet e rregullta ditore mund të na ndihmojnë ta mirëmbajmë një shikim të shëndetshëm dhe optimal.

Mungesa e gjumit e dëmton shikimin

Gjumi është një prej aktiviteteve më të rëndësishme për trupin tonë. Dhe, nëse mendoni se jeni personi i vetëm që vuan nga mungesa e gjumit, atëherë e keni gabim.

Përndryshe, rekomandohet që të flini të paktën 5 orë brenda nate në mënyrë që sytë të rikuperohen dhe mungesa e gjumit mund të shpijë në skuqje të syve, turbullim të shikimit, ndjeshmëri ndaj dritës, spazma të qepallave, etj.

Pirja e duhanit

A e keni ditur se pirja e duhanit është shumë e dëmshme për sytë? Ja disa fakte:

– Duhanpirësit janë deri në katërfish më të prirë të verbërohen kur të plaken
– Katarakti është shkaktari kryesor i humbjes së shikimit. Studimet tregojnë se njerëzit që pinë duhan e dyfishojnë rrezikun për at zhvilluar kataraktin.
– Femrat të cilat pinë duhan gjatë shtatzënisë ua rrisin rrezikun fëmijëve për të zhvilluar strabizëm.

Shpërndaje në: