Doktorët: Ngrohja globale mund të çojë në epideminë e sëmundjes së veshkëve

Doktorët: Ngrohja globale mund të çojë në epideminë e sëmundjes së veshkëve

Sëmundja kronike e veshkëve e lidhur me stresin e të nxehtit mund të bëhet një epidemi për miliona punëtorë në mbarë botën derisa temperaturat globale do të rriten në dekadat që do të vijnë, paralajmërojnë doktorët.

Urgjentisht po kërkohen hulumtime të reja mes të nxehtit dhe sëmundjes së veshkëve për të vlerësuar shkallën potenciale të problemit.

Për dallim nga forma konvencionale e sëmundjes kronike të veshkëve [CKD] që ka të bëj me humbjen e vazhdueshme të funksionit të veshkëve që zakonisht ndodh te të moshuarit dhe që shkakton të tjera sëmundje si diabetet dhe hipertensioni, epidemia e CKD-ve tashmë ka dalë kryesisht në rajone rurale e të nxehta të vendeve si El Salvadori dhe Nikaragua ku një numër abnormal punëtorësh po vdesin për shkak të veshkëve, raporton The Guardian, përkthen Periskopi.

Ky problem po regjistrohet edhe në shumë vende të tjera të Amerikës Veriore, Jugore, në Lindje të Mesme, Afrikë dhe Indi.

Veshkët janë përgjegjëse për balancin e lëngjeve në trup, që i bën ato veçanërisht sensitive ndaj temperaturave ekstreme./Periskopi

Shpërndaje në: