Doktorët optimist se Dybala për 10 ditë do të shërohet nga koronavirusi

Doktorët optimist se Dybala për 10 ditë do të shërohet nga koronavirusi

Partnerja e Paulo Dybalas, Oriana Sabatini ka thënë se sulmuesi i Juventusit po merr vitamina dhe do ta bëjë një tjetër test për koronavirus të enjten e ardhshme.

Dybala është aktualisht i vetëizoluar me Sabatinin në shtëpinë e tyre në Torni, pasi të dy dolën pozitiv për COVID-19, transmeton Periskopi.

“Tani po ndihemi më mirë, por dy apo tre ditë më parë u ndjeva shumë keq,” tha ajo në një intervisë për “La100”.

“Ne kemi qenë të izoluar për nëntë ditë. Doktorët na thanë se do të bëjnë një test tjetër më 31 mars.

“Në ndërkohë, na thanë të pushojmë dhe na dhanë vitamina.”

Përndryshe, argjentinasi doli pozitiv më datën 21 të këtij muaji që nënkupton se doktorët janë optimist në shërimin e tij brenda 10 ditëve. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: