Doktorët zbulojnë detaje – kjo është data kur pritet të debutojë Aguero me fanellën e Barcelonës

Doktorët zbulojnë detaje – kjo është data kur pritet të debutojë Aguero me fanellën e Barcelonës

Sergio Aguero është afër rikuperimit të plotë nga lëndimi.

Sulmuesi argjentinas nuk ka luajtur akoma në La Liga me skuadrën e Barcelonës, pasi në fazën parasezonale pësoi një lëndim.

Sipas raportimeve të fundit nga ‘Sport’, doktorët e skuadrës së Barcelonës kanë treguar datën për rikthimin e ish anëtarit të Man City, transmeton Periskopi.

Aguero mund të bëjë debutimin e tij në ndeshjen që Barca e luan kundër Valencias, më 17 tetor.

Barcelona atë ndeshje e luan në udhëtim, në stadiumin Mestalla. /Periskopi/

Shpërndaje në: