DOKUMENT/ 6 milionë dollarë për të hequr non grata-n e Berishës

DOKUMENT/ 6 milionë dollarë për të hequr non grata-n e Berishës

Partia Demokratike ka nënshkruar një kontratë prej 6 milionë dollarësh me një kompani amerikane lobimi, të zotëruar nga figura të afërta me ish-presidentin Donald Trump, për të lobuar pranë qeverisë amerikane për një periudhë dyvjeçare, raporton Gazeta Tema.

Sipas kontratës, kompania do të ofrojë shërbimet e mëposhtme në favor të Partisë Demokratike:

1.Krijimi i marrëdhënieve me aktorët kryesorë në administratën dhe Kongresin e Shteteve të Bashkuara, për të lehtësuar zhvillimin e politikave.

2.Mbështetje për promovimin e demokracisë, luftën kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare në përputhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

3.Përdorimi i përvojës në marrëdhënie qeveritare, advokim politik, mbështetje ligjore dhe angazhimin e palëve të interesuara, në përputhje me objektivat e Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj, Aleanca për Shqipërinë e Madhe./Periskopi/

6 milionë dollarë për të hequr non grata-n e Berishës:

Shpërndaje në: