Dokumenti i Parlamentit Evropian plot kritika për Serbinë: Përmendet Kosova, armët kineze, bashkëpunimi me Rusinë

Komiteti i Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian ka përgatitur një dokument për Serbinë që ka qenë i mbushur me kritika të shumta.
Dokumenti i PE thotë se Serbia si një kandidate për antarësim në BE duhet të tregoj përkushtim ndaj BE-së dhe jo të mbaj lidhje të forta me Rusinë, raporton Danas.rs përkthen Periskopi.
Ky dokument që do të dal në votim, përmend se përparimi i Serbisë për t’u bërë pjesë e BE-së varet edhe nga përparimi në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Përveç kësaj edhe përparimi për vendosjen e sundimit të ligjit, harmonizimi i plotë me politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes të BE-së, duke përfshirë sanksionet ndaj Rusisë.
Serbia e cila nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës është kritikuar mjaftë shumë nga liderë të lartë, madje tani autoriteteve serbe po u kërkohet që urgjentisht të harmonizohen me pozicionet dhe vendimet e BE-së në politikën e jashtme dhe të sigurisë, duke përfshirë zbatimin e masave kufizuese kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, dhe duke përfshirë sanksione kundër individëve, grupeve dhe entiteteve.
Gjithashtu theksohet se nga viti 2015 deri në vitin 2021, fuqizimi ushtarak i Serbisë është rritur me 70%, kryesisht falë blerjeve nga Bjellorusia, Rusia dhe Kina.
Teksti i amendamentit shpreh shqetësimin për bashkëpunimin e ngushtë me Rusinë në sferën ushtarake dhe i kërkon Serbisë që të rishqyrtojë marrëdhëniet me Rusinë në politikën e mbrojtjes dhe t’i japë fund bashkëpunimit ushtarak me atë vend, siç është ai përmes “qendrës humanitare rajonale” në Nish.
Po ashtu në dokument shprehet shqetësimi për blerjen e armëve nga Kina. Në dokument shkruhet me shqetësim se po përdoren mekanizma për kapjen e mediave dhe është kërkuar që informacionet mbi pronësinë e mediave të vihen në dispozicion të publikut. /Periskopi/