“Dokumenti për dialogun që ekziston është ai i Kosovës me 6 kapituj, dokumente të tjera s’kemi parë”

“Dokumenti për dialogun që ekziston është ai i Kosovës me 6 kapituj, dokumente të tjera s’kemi parë”

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se dokumenti për dialogun që ekziston është propozimi i Kosovës me 6 kapituj për marrëveshjen finale me Serbinë.

Osmani i demantoi dokumentet dhe propozimet e ndryshme që kanë qarkulluar këto ditë në media të ndryshme lidhur me çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ka përpjekje intensive që dialogu me Serbinë të fokusohet në një marrëveshje finale dhe kjo besoj është në të mirë të procesit. Sepse duhet të shkojmë nga marrëveshjet individuale në atë finale.

Sa i përket marrëveshjes finale, Kosova ka propozuar në diskutimet që kanë qenë në takimet e fundit, kanë bërë propozimet e saj, në 6 kapituj kryesorë, ato janë publike, pra ky është dokumenti që ekziston, propozimi i republikës së Kosovës.

Ajo që është publikuar në disa media se kinse është diçka që na ka ardh neve, nuk është dokument që ka ardhë ndonjëherë tek ne”, tha Osmani në një intervistë për rtv21.

Shpërndaje në: