Dolce & Gabbana kontribut në kërkimet për koronavirusin

Dolce & Gabbana kontribut në kërkimet për koronavirusin

Shtëpia e modës njoftoi këtë javë: “E ndjemë që duhej të bënim diçka për ta luftuar këtë virus i cili lindi në Kinë, por tashmë është një kërcënim për gjithë njerëzit, në të gjithë botën. Ndërkohë, Dolce &Gabbana janë përfshirë edhe në të tjera projekte me këtë universitet edhe më parë, duke iu ardhur në ndihmë studentëve në mënyrë të vazhdueshme.

Profesor Alberto Mantovani i cili udhëheq ekipin kërkimor të Universitetit është shprehur se edhe një  gjest shumë i vogël mund të ketë një domethënie të madhe. Së bashku me profesorët Cecilia Garlanda, Elisa Vicenzi dhe Massimo Clementi, ky grup studiuesish janë përgjegjës për izolimin e sindromës së rëndë akute që mbërtheu Kinën vite më parë, bëhet fjalë për gripin e njohur, Sars!

Dizajnerët janë shprehur se të ndihmojnë në këtë kauzë është një detyrë morale për ta duke shpresuar në zgjidhjen e këtij problemi tejet dramatik.

Shpërndaje në: