Donald Trump bëhet gjysh për herë të 10-të (Foto)

Donald Trump bëhet gjysh për herë të 10-të (Foto)

Presidenti Donald Trump, është bërë gjysh për herën e 10-të.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i presidentit, Eric Trump, i cili ka njoftuar se ai dhe gruaja e tij Lara Trump janë bërë prindër të një vajze të cilën e ka pagëzuar me emrin  Carolina Dorothy Trump.

Përmes rrjetit social Twitter, presidenti Trump uroi për ardhjen në jetë të mbesës, e cila e bëri atë gjysh për herë të dhjetë.

“Urime Eric Trump dhe Lara Lea Trump, për lindjen e Carolina Dorothy Trump. Shumë krenar”, ka shkruar ai./

Trump ka pesë fëmijë, dhe 10 nipër e mbesa.

Shpërndaje në: