Donald Trump do të bëjë komentatorin në duelin e madh të boksit

Donald Trump do të bëjë komentatorin në duelin e madh të boksit

Dueli i peshës së rëndë në boks mes legjendës së boksit Evander Holyfield dhe brazilianit të MMA-së Vitor Belfort, që do të zhvillohet më 11 shtator në Florida, do të komentohet “live” për fansat nga ish-presidenti i Amerikës, Donald Trump.

Përveç ish-presidentit, anash tij do të jetë djali Donald Trump Jr, që gjithashtu do të mbështesë të atin në këtë koment.

Një zgjedhje unike kjo e organizatorëve të kësaj sfide “show”. Edhe Belfort është një personazh i njohur i kafazit, ish-kampion bote në peshën “light heavyweight”, ndërkohë që ka dueluar edhe në peshën e rëndë.

Belfort është 44 vjeç, ndërsa Holyfield 58 vjeç, një duel “show” që pritet të dhurojë spektakël dhe emocione nën komentin e Trump.

Shpërndaje në: