Donald Trump reagon për herë të parë pasi u raportua se e ka pranuar humbjen

Donald Trump reagon për herë të parë pasi u raportua se e ka pranuar humbjen

Presidenti Trump ka reaguar pas lajmit të CNN se ‘e ka pranuar humbjen’ përmes Shërbimit të Përgjithshëm të Administratës, kryetarja e së cilës, Emily Murphy, i ka dërguar letër ekipit të Biden, me njoftimin se mund ‘të fillojnë punën për tranzicionin’.

Në reagimin e tij, Trump falënderon Murphyn për ‘përkushtimin dhe besnikërinë ndaj vendit’, duke shtuar se ‘ajo është e frikësuar, shantazhuar dhe kërcënuar’.

Por Trump shkruan tutje se ‘procesi ende vazhdon’ dhe jep shenjat e mosdorëzimit.

‘Çështja jonë vazhdon fuqishëm ende, do të vazhdojmë luftën për të mirë dhe besoj se do ia dalim’, shkruan Trump në FB.

Trump e ka vlerësuar letrën e shefes së Shërbimit të Përgjithshëm të Administraës si ‘çështje protokolli”./Periskopi/

 

Shpërndaje në: