Donika Gërvalla ka një porosi për Avdullah Hotin
Ish kryetarja e degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla- Schwarz, reagoi për mos kandidimin e Shpejtim Bulliqit për deputetët të LDK-së, nga dega e Podujevës.
Përmes një shkrimi në Facebook, Gërvalla deklaron se ajo shpreson që kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti, do ta korrigjojë gabimin e Agim Veliut, duke e quajtur atë një gabim trashanik.
“Askush si Prof. Shpejtimin Bulliqi nuk i doli zot integritetit territorial të Republikës së Kosovës në Kuvendin e kaluar”.
“Pa demagogji, pa fjalë, me fakte të pakundërshtueshme. Jam shumë e sigurt që kandidati për kryeministër i LDK-së do ta korrigjojë gabimin e Agim Veliut, për cilindo motiv të jetë bërë ky gabim trashanik”, shkruan Gërvalla.
“Emri dhe kandidatura e Prof. Bulliqi e nderon LDK-në dhe garanton që LDK nuk e injoron zërin e anëtarëve dhe përkrahësve të saj. Vetëm të gjithë bashkë do të fitojmë”.
Në Kuvendin e fundit të LDK-së, Donika Gërvalla u nxor zvarrë nga mbledhja me arsyetimin se nuk ishte kryetare e degës së LDK-së në Gjermani./Periskopi



