Donika Gërvalla përkujton vrasjen e Jusuf e Bardhoshit, asnjë fjalë e as foto të Kadri Zekës

Donika Gërvalla përkujton vrasjen e Jusuf e Bardhoshit, asnjë fjalë e as foto të Kadri Zekës

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka njoftuar se nesër do të bëjë homazhe tek varrezat e babait të saj, Jusuf Gërvalles dhe ‘bacës’ siç e quan ajo Bardhosh Gërvallën me rastin e 40 vjetorit të vrasjes së tyre.

“Nesër, më 17 janar, mbushen 40 vjet nga atentati i kryer nga UDB-ja jugosllave në vitin 1982. Së bashku me miq të familjes, shokë të Babit dhe të Bacës Bardhosh, banorë të Dubovikut dhe qytetarë të moshave të ndryshme nga Dukagjini dhe e gjithë Kosova, familja jonë do të jetë nesër në orën 11 në vendlindjen tonë Dubovik, tek varrezat në të cilat pranë nënës Ajshe prehen nën bli, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla. Mirënjohja jonë e thellë iu përket të gjithë atyre, që prej katër dekadash na kanë qëndruar pranë duke na e bërë më të lehtë përballimin e këtyrë ditëve jo të lehta për ne”, ka shkruar ajo.

Gërvalla nuk ka e ka përmend heroin tjetër Kadri Zeka i cili është vrarë bashkë me Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën, e i cili çdo përvjetor përkujtohen bashkë për veprat e tyre kundër regjimit.

Nuk dihet pse Donika Gërvalla ka vepruar kështu duke mos e përmendur emrin e veprimtarit Kadri Zeka që ishte bashkëpunëtor i Jusuf e Bardhosh Gërvallës.

Jusuf Gërvalla, bashkë me Kadri Zekën dhe Bardhosh Gërvallën ishin prijës të lëvizjes kombëtare për liri nën regjimin e ashpër të Jugosllavisë.

Shpërndaje në: