Donika Gërvalla raporton para Haki Abazit: Serbia ka ashpërsuar gjuhën

Donika Gërvalla raporton para Haki Abazit: Serbia ka ashpërsuar gjuhën

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës me emrin Donika Gërvalla, gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme ka thënë se janë duke punuar për reforma të brendshme në Ministri dhe po ashtu në forcimin e subjektivitetit shtetëror të Kosovës.

Ajo tha se ka pasë sukses të dukshëm me shtetet që Kosova ka marrëdhënie të mira, por edhe me ato shtete ku ka pasë ngecje, njofton Klan Kosova.

Gërvalla tha se në muajt e fundit ka një ashpërsim të gjuhës nga Serbia, të cilën e konsideroi të rrezikshme dhe për të tha se

“Kemi një ashpërsim të qartë të gjuhës së Serbisë dhe aleatit të saj, Rusisë, në raport me rajonin dhe me Kosovën. Kemi një rritje të agresivitetit të Serbisë në raport me fqinjët e saj. Dje ka pasë njëfarë reagimi nga ana e Kosovës, por ne si Kosovë kemi qenë shumë të qartë në sensibilizimin e partnerëve dhe të fqinjve rreth rrezikut real që paraqet gjuha që Serbia ka zgjedhur ndaj muajve të fundit. Kemi qenë shumë të qartë për atë që nevojitet një përgjigje e hapur dhe e koordinuar mirë lidhur me këto veprime dhe me rritjen e influencës ruse”.

Për këtë, Gërvalla tha se e ka shfrytëzuar çdo forum ndërkombëtar dhe çdo takim për të sensibilizuar për këtë rrezik.

“Asnjëherë që nga vitet e 90-ta fjala luftë nuk është zënë në gojë aq shpesh sa muajt e fundit dhe që Kosova nuk është arsyeja pse Serbia e ka ashpërsuar dhe radikalizuar aq shumë diskursin e saj, sepse të njëjtën qasje e ka edhe ndaj Bosnjës dhe Malit të Zi. Prandaj, kemi qenë shumë aktivë në këtë drejtim sepse mendojmë që s’guxojmë të lejojmë të bëhet vonë dhe kur gjërat të eskalojnë”.

Shpërndaje në: