Donika Kadaj dhe dy fëmijët e saj  infektohen me koronavirus

Donika Kadaj dhe dy fëmijët e saj  infektohen me koronavirus

Deputetja e AAK-së Donika Kadaj Bujupi ka njoftuar se është infektuar me koronavirus. Deputetja ka treguar se pozitivë me Covid-19 kanë rezultuar edhe dy fëmijët e saj,

Njoftimi i Kadaj-Bujupit:

Të dashur miq,

Dje kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Njëjtë sikur unë, edhe dy fëmijët e mi, Dardani e Doruntina.

Prej se e kemi marrë testin jemi vetëizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKShPK, të cilët i falënderoj për punën e pandalshme e të palodhshme.

Është momenti ta ruajmë njëri-tjetrin, duke ndjekur veç tre hapa: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjienës personale.

 

Shpërndaje në: