Donika ‘shtet n’veti’: Raportohet se Gërvalla u ‘nda’ nga ministrat tjerë të Qeverisë Kurti, shkoi e vetme në ceremoni

Donika ‘shtet n’veti’: Raportohet se Gërvalla u ‘nda’ nga ministrat tjerë të Qeverisë Kurti, shkoi e vetme në ceremoni

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka zgjedhur që mos të vijë bashkë me ministrat tjerë të Qeverisë Kurti në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Gërvalla është parë të vijë e vetme, ndërsa ka arritur edhe me vonesë, shkruan Alsat. Ajo nuk është parë e shoqëruar nga askush.

Pas pak pritet të arrijnë edhe kreministri Zaev dhe kryeministri Kurti, ku më pas edhe do të fillojë mbledhja e përbashkët.

Këto komente i ka bërë mediumi Alsat që operon në Maqedoni të Veriut.

Shpërndaje në: