Donjeta Sadiku fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian

Donjeta Sadiku fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian

Është boksierja, Donjeta Sadiku, krenaria jonë, e cila fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian për juniorë, që po mbahet në Sofie të Bullgarisë, në kategorinë -57kg, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Ajo u mposht në meçin për medaljen e artë nga rusja, Ludmila Vorontsova.

Donjeta zhvilloi luftë të pakompromisë, por pavarësisht kësaj, gjyqtarët vendosën për fitoren e ruses.

Sadiku tregoi se e ka të ardhmen e sigurt. /GazetaOlle/

Shpërndaje në: