Donjeta Sadiku në finale të Kampionatit Evropian

Donjeta Sadiku në finale të Kampionatit Evropian

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian të boksit për juniorë, do është duke u mbajtur në Bullgari.

Sadiku mposhti boksieren nga Hungaria, Angela Nagu me rezultat të bindshëm 5:0.

Ajo u tregua shumë e zgjuar në duel me hungarezen, të cilën disa herë arriti ta godasë fuqishëm, duke bërë që referët ta zgjedhin atë fituese të duelit. /Periskopi

Shpërndaje në: