Donjeta Sadiku nuk ndalet, mposhtë edhe Ana Milisiq dhe shkon në finale

Donjeta Sadiku nuk ndalet, mposhtë edhe Ana Milisiq dhe shkon në finale

Donjeta Sadiku ka triumfuar edhe ndaj zviceranes, Ana Milisiq, për t’u kualifikuar në finalen e turneut ndërkombëtar të boksit.

Kosovarja që garon në peshat prej 60 kilogramë shkëlqeu në këtë kampanjë, teksa paraprakisht e mposhti francezen Maiva Hamadouche.

Mbetet të shihet nëse Sadiku do ta arrijë vendin e parë.

Kjo garë është duke u zhvilluar në Sofje të Bullgarisë.

Shpërndaje në: