Dorëhiqet asambleisti nga AAK-ja në komunën e Prishtinës

Dorëhiqet asambleisti nga AAK-ja në komunën e Prishtinës

Asambleisti nga radhët e AAK-së, Yll Bogoj, ka dhënë dorëheqje nga posti në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Ai ka dorëzuar sot mandatin për arsyeje objektive.

Njoftimi:

Të dashur qytetarë të Prishtinës,

Që nga momenti kur më keni besuar t’iu përfaqësoj në Kuvendin Komunal të Prishtinës, jam përpjekur të ecë bashkë me ju, në përditshmërinë që na bën bashkë e për të mirën që ndajmë e presim së bashku. Prishtina është më mirë se çka qenë dje, e më pak se ç’duhet të jetë nesër dhe për këtë do të angazhohem vazhdimisht. Por tani e tutje, për arsye objektive, po e dorëzoj mandatin në asamblenë komunale. Dua t’i falënderoj të gjithë me të cilët bashkëpunuam për një periudhë të konsiderueshme kohe, e më së shumti, juve të dashur qytetarë, për mbështetjen dhe besimin tuaj.

I juaji,

Yll Bogaj

Shpërndaje në: