Dorëhiqet nënkryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës dega Deçan

Dorëhiqet nënkryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës dega Deçan

Nënkryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Shkodran Imeraj ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Imeri me një reagim për media ka thënë se këtë po e bën për parime pasi ka tentim për ndryshim qëndrimi ndaj kontekstit në Manastirin e Decanit që ka të bëj me pronat e ndërmarrjeve publike “Apiko” dhe “Iliria” komuës së Decanit dhe manastirit.

Sipas ish-nënkryetarit cdo tentim për të ndryshuar mendim rreth kësaj çështje është e papranueshme, ai ka thënë që vendimi i tij është i pakthyeshëm, njofton Klan Kosova.

Ja reagimi i plotë i Shkodran Imerajt.

PARIMET JANË PARIME

Për me shumë se katër vite, në Lidhjen e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, e ndërtuam idenë e zgjidhjes me të mirë të mundshme për gjithë procesin maratonik rreth kontestit pronësore për pronat e Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” në mes të Ndërmarrjeve dhe Komunës në njërën anë dhe Manastirit të Deçanit në anën tjetër, andaj çdo tentim për të ndryshuar mendim dhe qëndrim rreth këtij procesi është i pa pranueshëm dhe jo i moralshëm. Çdo kush ka të drejtët të shpreh mendimet dhe argumentet në gjithë këtë proces politike dhe të pa drejtë, por proceset nuk ndryshohen me fjalë e me fjalime nostalgjike. Për shkak të parimeve të shëndosha në gjithë këtë proces, në pa mundësi për të vazhduar aktivitetin në një frymë të shëndoshe, duke ju ikur hendeqeve aq të mëdha, nga dje e kam dorëzuar detyrën e Nënkryetarit të Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, në shenjë mos pajtimi me gjendjen aktuale. Vendimi për largim nga detyra e Nënkryetarit të Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, është i pa kthyeshëm dhe përfundimtare. Prandaj, për këto katër vite të angazhimit tim, në të gjitha aktivitetet kundërshtues, do të doja të falënderoja gjithë strukturën e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan për besimin e dhënë, si dhe gjithë qytetarët e Komunës se Deçanit, të cilët ishin çdo herë pranë neve, dhe nuk kursyen asgjë për të na përkrahen në proklamimin e kërkesave të sinqerta dhe pengimin e tjetërsimit të pronave shtetërore e private. Mr.Shkodran IMERAJ

Shpërndaje në: