Dorëhiqet Valbon Krasniqi, U.D. e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK’së emërohet Pranvera Zejnullahu-Raçi

Dorëhiqet Valbon Krasniqi,  U.D. e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK’së emërohet Pranvera Zejnullahu-Raçi

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Valbon Krasniqi.

Në njoftimin për media thuhet se Bordi Drejtues i SHSKUK-së me këtë rast duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Dr. Krasniqit e falënderon për bashkëpunimin e treguar.

“Po ashtu, ju njoftojmë se, bazuar në kompetencat e veta, Bordi Drejtues i SHSKUK-së ka emëruar U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: