Dorështrëngimi i ngrohtë Thaçi-Kurti: Të gjithë të ftuarit kthyen kokën, burri i Vjosës me shikim epik (Foto)

Dorështrëngimi i ngrohtë Thaçi-Kurti: Të gjithë të ftuarit kthyen kokën, burri i Vjosës me shikim epik (Foto)

Mbrëmë presidenti i Kosovës organizoi një ceremoni festive për nder të 12 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Nikoqir i kësaj ceremonie ishte presidenti Hashim Thaçi, ndërkohë që pjesëmarrës ishin edhe kryetarja e Kuvendit, znj.Vjosa Osmani me të burrin e saj, Prindon Sadriun, por edhe kryeministri Albin Kurti, me të gruan e tij, znj.Rita Knudsen.

Ajo që la përshtypje ishte shtrëngimi i duarve nga kryeministri Kurti me presidentin Thaçi gjatë këtij takimi. Dhe gjatë këtij shtrëngimi miqësor të duarve, të dy shihen derisa i flasin dhe e shohin në sy njëri-tjetrin.

Por, ky moment mes dy kundërshtarëve të moçëm politik iu ka bërë përshtypje edhe të gjithë të ftuarve të tjerë.

Fytyra më shprehëse është ajo e z.Prindon Sadriu, i burri i kryekuvendares Vjosa, i cili e ka të kthyer kokën dhe mundohet që me bisht të syrit të shihte përshëndetjen e liderëve.

Ndërkohë, edhe personalitetet e tjera kthejnë kryet kah presidenti dhe kryeministri për të parë atë dorë-shtrëngim të rrallë të dyshes.

Kujtojmë se Dita Globale e Duar-larjes ose Larjes së Duarve është më datën 15 tetor. Kosova është renditur në vendin e tretë në botë sa i përket larjes së duarve, sipas një sondazhi nga Gallup.

Ka arsye për të besuar që edhe dy liderët institucionalë janë larës të rregullt të duarve, pas çdo dalje nga tualeti apo para çdo vakti ngrënieje./Periskopi

Shpërndaje në: