Dorëzohet personi që sulmoi tri gra pasi ishte për masazh: Policia mëson se kishte tjera vepra

Dorëzohet personi që sulmoi tri gra pasi ishte për masazh: Policia mëson se kishte tjera vepra

Leonard Vehapi është dorëzuar sot në Stacionin Policor në Rahovec.

Personi që ka sulmuar tri gra në Prishtinë ishte shpallur në kërkim nga Policia, por që mëngjesin e sotëm ka vendosur vetdorëzimin.

Burime të portalit Indeks bëjnë të ditur se Vehapi ishte i ndjekur penalisht edhe për raste të tjera dhe se i njëjti kishte urdhëresa për intervistim.

I njëjti është duke u intervistuar këto momente në stacionin Qendër në Rahovec. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në Dragodan në rrugën “Ahmet Krasniqi”.

Ajo ka thënë se arsyeja e sulmit ndaj tyre ishte se nuk i kanë plotësuar favore seksuale në një qendër masazhi në Prishtinë.

Shpërndaje në: