Dortmund fiton pa telashe ndaj Union Berlin, Haaland shënon dy herë

Dortmund fiton pa telashe ndaj Union Berlin, Haaland shënon dy herë

Borussia Dortmund ka marrë fitore që i mundëson të mbajë hapin me skuadrën e Bayern Munich.

Skuadra e Rose shënoi fitore pa ndonjë telashe ndaj Union Berlin, me rezultatin 4:2, shkruan Periskopi.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Raphaël Guerreiro, në minutën e 10’ të takimit, kurse vetëm 14 minuta më vonë, Erling Haaland u regjistrua në listën e realizatorëve, për ta çuar rezultatin në 2:0.

Në pjesën e dytë Dortmund gjeti golin edhe një herë në minutën e 52’, me autogolin e Friedrich, para se kryeqytetasit të shënonin me anë të Kruse, pesë minuta më vonë, për 3:1.

Kjo nuk ishte e tëra. Deri në fund, të dy skuadrat shënuan edhe nga një herë. Ishte fillimisht Voglsammer, pastaj Haaland shënoi edhe golin e dytë personal për t’i shuar shpresat e mysafirëve.

Dortmund tashmë numëron 12 pikë, një më pak sesa skuadra e Bayern, kurse Union Berlin mbetet në kuotën e gjashtë pikëve. /Periskopi/

Shpërndaje në: