Dortmund gjen pasuesin e Erling Haaland

Dortmund gjen pasuesin e Erling Haaland

Sebastien Haller do të jetë sulmuesi që do të zëvendësojë Erling Haaland në Borussia Dortmund, pretendon ESPN.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë, i cili ka rindërtuar reputacionin e tij me Ajax pas dështimit në West Ham, do t’i bashkohet skuadrës nga Bundesliga.

Ky transferim do të mbyllet në një marrëveshje prej 36 milionë euro (31 milionë £/38 milionë dollarë).

Shpërndaje në: