Dortmund merr tri pikë në Volkswagen Arena, gjunjëzon Wolfsburgun

Periskopi.com Sporti

Dortmund ka marrë tri pikët e radhës në Bundesliga.

Skuadra e Borussi Dortmund ka shënuar fitore 1:3 në udhëtim kundër Wolfsburg, në Volkswagen Arena, shkruan Periskopi.

Vendasit kalonin në epërsi të parët, duke zhbllokuar sfidën qysh në minutën e 2’, me anë të Weghorst.

Përmbysjen Dortmund e nisi në minutën e 35’, me Emre Can që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë, skuadra nga Signal Iduna Park shënoi edhe dy herë të tjera. Malen çoi shifrat në 1:2 në minutën e 55’. Kurse, rezultati final u vulos në minutën e 81’, me anë të Erling Haaland.

Dortmund merr kreun tani (së paku deri në ndeshjen e Bayern), me 30 pikë nga 13 ndeshje. Wolfsburg numëron 20 pikë në anën tjetër, për pozitën 7./Periskopi/