Dortmund zbret çmimin e Sanchos

Dortmund zbret çmimin e Sanchos

Liverpooli dhe Manchester United mësojnë shumën e re që duhet ta paguajnë si dëmshpërblim për shërbimet e yllit anglez.

Skuadra gjermane Borussia Dortmund e ka zbritur çmimin që po e kërkon për ta shitur yllin Jadon Sanchon në 100 milionë euro, raporton “ESPN”.

Manchester United deri tani ka shprehur interesim serioz për anglezin, ku gjithashtu edhe Liverpooli spekulohet se janë duke e monitoruar nga afër 21- vjeçarin, përcjell KosovaPress.

Sancho, i cili mund të luajë në krahun e majtë dhe të djathtë të sulmit, këtë sezon ka bërë 23 paraqitje në Bundesligën gjermane, duke regjistruar gjashtë gola dhe 11 asistime për skuadrën e Dortmundit.

Shpërndaje në: