Draft-platforma për dialog u dorëzohet krerëve të shtetit dhe partive opozitare

Draft-platforma për dialog u dorëzohet krerëve të shtetit dhe partive opozitare

Ekipi negociator pas disa orë punimesh, të martën ka përfunduar tekstin e draft-platformës për dialogun me Serbinë dhe sot do t’ua dorëzojë për shqyrtim krerëve të shtetit, pas të cilit do të dërgohet për miratim edhe në Kuvend.

Kjo është bërë e ditur pas takimit nga bashkëkryesuesi i ekipit negociator Fatmir Limaj.

Ai tha se pas marrjes së vërejtjeve ose sugjerimeve lidhur me platformën për dialogun nga ana e krerëve të shtetit, do ta dërgojnë atë në Kuvend, për çfarë shprehu besimin se deputetët njëherësh edhe do ta miratojnë.

Limaj po ashtu tha se draft-platformën finale do t’ua dërgojnë edhe dy partive opozitare, LDK-së dhe Vetëvendosjes, të cilat nuk kanë pranuar të jenë pjesë e ekipit negociues për dialogun me Serbinë.

Shpërndaje në: