Dragaj: 36 mijë euro pagë vjetore dhe pa pikë fije turpi, Zotëriu i parë kërkon 396 euro shpenzime për shërim nga virusi

Dragaj: 36 mijë euro pagë vjetore dhe pa pikë fije turpi, Zotëriu i parë kërkon 396 euro shpenzime për shërim nga virusi

Ish-këshilltari i Kadri Veselit, Shkelzen Dragaj ka reaguar pasi zotëriu i parë i shtetit, Prindon Sadriu, ia kërkoi shtetit 396 euro për trajtimin e virusit COVID-19.

Dragaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se përkundër të hyrave që ka, pa fije turpi ka pa pikë fije turpi paska kerku që shteti me ia mbulu nja 396 euro shpenzime për shërim nga virusi, në shkurt 2021. “

“Kësaj pune njeri nuk din as çfarë emni me ia lanë, pos me thanë – marre ju koftë!”, shprehet Dragaj.

Ai ndër të tjera shtoi se 36 mijë euro është paga vjetore e Prindon Sadriut, që e merr nga buxheti “modest” i shtetit të Kosovës, si zëvendësshef misioni ne Ambasadën e Kosovës në Shkup, e të cilën tash në fakt edhe e udhëheq. Rreth 33 mijë euro eshte paga vjetore e bashkeshortes se tij, Vjosa Osmanit, tash presidente e Kosoves.

“Nuk po hi ka pasuria tjeter, me shtepia neper lagje luksoze”, tha Dragaj.

Postimi i plotë:

36 mije euro eshte paga vjetore e Prindon Sadriut, qe e merr nga buxheti modest i shtetit te Kosoves, si zevendesshef misioni ne Ambasaden e Kosoves ne Shkup, e te cilen tash ne fakt edhe e udheheq. Rreth 33 mije euro eshte paga vjetore e bashkeshortes se tij, Vjosa Osmanit, tash presidente e Kosoves. Nuk po hi ka pasuria tjeter, me shtepia neper lagje luksoze.

Perkunder krejt ketyne te hyrave, kur qytetaret perballeshin tmerrshem me COVID-in, pa pike fije turpi paska kerku qe shteti me ia mbulu nja 396 euro shpenzime per sherim nga virusi, ne shkurt 2021. Kesaj pune njeri nuk din as cfare emni me ia lane, pos me thane – marre ju kofte!/Periskopi/

Zotëriu i parë u infektua me Covid, ia kërkoi shtetit 396 euro për shpenzime

Shpërndaje në: