‘Dramë e populizëm’, Abdixhiku- Kurtit: S’po e kuptoj pse duhet rezolutë për referendum, ti s’po guxon me marr vendim

‘Dramë e populizëm’, Abdixhiku- Kurtit: S’po e kuptoj pse duhet rezolutë për referendum, ti s’po guxon me marr vendim

Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka qenë i ashpër sot në Kuvend me kryeministrin Albin Kurti rreth rezolutës që po synohet të nxjerret  për referendumin serb, transmeton Periskopi.

Abdixhiku i thotë se nuk e kupton pse duhet pasur rezolutë kur Kushtetuta e definon qartë këtë çështje.

‘’Mbajtja është cështje e mbyllur para se të nis. Kosova ka arsye të dyfishtë  të ishtrojë këtë referendum. Ne mirëpresim respektimin e Kushtetutës. Nxjerrja e një rezolute mbetet e paqartë. Këtë smund ta kuptoj sepse kryeministri ka obligim kushtetues që të zbatojë në plotni gjitha mekanizmat. Edhe sikur të kshte rezolutë që lejon referendumin është kushtetua që ia ndalon zbatimin e nëj rekomandimi të tillë.

A ka diçka shtesë që Kuvendi  duhet të ofrojë si kryeministër që smund ta zbatosh rendin Kushtetutës. A të duhen mjete, shpallje të gjendjes se jashtëzakonshme. Cka të shton vlerë rezoluta. Nëse të shton rezoluta dramë, duhet ta kuptosh që prej dallim prej praktikave destruktive në këtë kuvend sa herë Kosova është përballur me Serbinë, LDK refuzon të shkaktojë përcarje.

Nëse kjo seancë nuk është shfaqje dramë për popullim atëherë na tregoni cka është?

Fshehje e kryeministtrit, ai nuk po guxon të marrë vendim”./PERISKOPI/

Shpërndaje në: