Dramë në Dragash: PZAP miraton ankesën, u devijua vullneti i 12 mijë votuesve

Dramë në Dragash: PZAP miraton ankesën, u devijua vullneti i 12 mijë votuesve

Siç njofton avokati i kandidatit të PDK-së, Shaban Shabanit, ka njoftuar opinionin se PZAP ka miratuar ankesën e tij.

Faton Fetahu ka njoftuar se PZAP ka konstatuar si të bazuara argumentet që ka ngritur sa i përket “organizimit, orkestrimit dhe manipulimit të vullnetit të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit, duke e devijuar kështu edhe vullnetin e rreth 12.000 votuesve, të cilët në mënyrë të lirë dhe demokratike shprehën vullnetin e tyre politik më 14 nëntor,”

Ai ka falenderuar kandidatin Shabani dhe PDK-në për kontributin e dhënë në ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve, përcjell Periskopi.

Në Dragash PDK-ja kishte shprehur dyshime se votat nga diaspora ishin manipuluar, me një person që kishte plotësuar shumë sosh.

Statusi i plotë:

Jam jashtëzakonisht i lumtur që në cilësi të avokatit u angazhova për vendosjen e drejtësisë për bashkëqytetarët e mi të Dragashit, vullneti i të cilëve i shprehur në mënyrë demokratike, u tentua të manipulohet padrejtësisht përmes votave të pranuara me postë të cilat, fatkeqësisht, ishin cenuar në mënyrën më të rëndë.

Në cilësi të përfaqësuesit të autorizuar të z. Shaban Shabani, kandidat për kryetar i komunës së Dragashit, sapo pranova vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, se ankesa që kam parashtruar është miratuar në tërësi si e bazuar.

PZAP ka konstatuar si të bazuara argumentet që kemi ngritur për sa i përket organizimit, orkestrimit dhe manipulimit të vullnetit të qytetarëve që jetojnë jashtë vendi, duke e devijuar kështu edhe vullnetin e rreth 12.000 votuesve, të cilët në mënyrë të lirë dhe demokratike shprehen vullnetin e tyre politik më 14 nëntor.

E përgëzoj kryetarin z. Shabani për besimin e palëkundur në drejtësi dhe që ju bashkua pa hezitim bindjes time të thellë se ky proces do të vendoset në favor të tij.

Për fund, uroj Partinë Demokratike të Kosovës për kontributin e madh në ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve dhe respektimit të standardeve më të mira zgjedhore.

Shpërndaje në: