Drecun: Serbia do ta ndihmojë Gjykatën Speciale

Drecun: Serbia do ta ndihmojë Gjykatën Speciale

Kryetari i Kuvendit për Kosovë nga qeveria e Serbisë, Milovan Drecun, në një intervistë për N1 ka thënë Serbia do ta ndihmojë Gjykatën Speciale të ngritur në Kosovë, për siç ka thënë ai zbardhjen e krimeve të kryera nga UÇK ndaj popullit jo shqiptar.

“Gjykata Speciale për ish-oficerët e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është përpjekja e fundit e bashkësisë ndërkombëtare për t’u marrë me krimet e kryera nga pjesëtarët e UÇK-së kundër serbëve dhe joshqiptarëve të tjerë dhe Serbia do të ndihmojë në këtë proces”, ka thënë ai, përcjell Insajderi.

“Ne së pari kërkojmë ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës për krime lufte, pavarësisht nga nacionaliteti dhe nuk duhet të diskriminohen viktimat dhe zyra e prokurorit special është përpjekja e fundit e komunitetit ndërkombëtar që Kosova të ndjekë këto krime”, tha ai

Drecun ka thënë se do të ketë presion politik mbi punën e Gjykatës.

“Rezultati që mund të ndodhë në jetën politike në Kosovë është se koalicioni rreth Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinaj planifikon në pozita kyçe dhe pastaj prokuroria speciale ndodhet në një situatë aspak të lehtë, nëse ngrihen aktakuza ndaj anëtarëve të qeverisë mund ta dërgojë në destabilizimi”, ka thënë Drecun./Insajderi.com

Shpërndaje në: