Drejt Tokës asteroidi më i madh në 15 vitet e fundit

Drejt Tokës asteroidi më i madh në 15 vitet e fundit

Zbulohet një asteroid, më i madhi që ka kaluar pranë nesh në 15 vitet e fundit. Quhet 2018 GE3, me një diametër prej rreth 80 m dhe sapo na ka përshëndetur duke udhëtuar pranë orbitës hënore, vetëm 192 mijë km larg planetit tonë.

Asteoridi u dallua më 14 prill nga një projekt i universitetit të Arizonës i financuar nga Nasa.

Ai edhe u filmua në trajektoren e tij pranë yjësisë së Gjarprit, ndërsa në momentin e distancës më të afërt me Tokën nuk ishte e mundur të vërehej me sy të lirë. Shkencëtarët thonë se I vrojtuar në teleskop ai ndriçonte  si të ishte një yll I magnitudës së tretë dhe në bazë të dritës së reflektuar, Nasa llogariti edhe diametrin e tij.
Ndërkohë që astronomët bëjnë të ditur se edhe tre asteroidë të tjerë do kalojnë pranë Tokës në 17 prill. Por këta gurë hapësinorë kanë dimensione shumë herë më të vogla, do të kalojnë në largësi më të mëdha dhe nuk përbëjnë asnjë rrezik.

 

Shpërndaje në: