Drejtoresha e arsimit në Gjilan nuk distancohet nga gjuha e treshes që kërcënoi Periskopin në emër të saj: Do t’ju denoncoj në Polici

Drejtoresha e arsimit në Gjilan nuk distancohet nga gjuha e treshes që kërcënoi Periskopin në emër të saj: Do t’ju denoncoj në Polici

Pas raportimit të Periskopit lidhur me postimin skandaloz të drejtoreshës së sapo emëruar të arsimit në Gjilan Albana Demirit, Periskopi ka marr telefonata të vazhdueshme nga një person që thotë se është asistente e drejtoreshës dhe dy burra që nuk u prezantuan në telefon.

Periskopi ka kontaktuar edhe drejtoreshën e arsimit në komunën e Gjilanit Albana Demirin për ta pyetur se a distancohet nga gjuha kërcënuese që u bë ndaj Periskopit, por e njëjta tha se nuk din asgjë për situatën që ka ndodhur dhe pati paralajmërim që do të na denoncon në Polici.

“Kërkoj falje dhe nuk jam duke kuptuar dhe nuk po di asgjë për situatën. Po hy e shoh edhe njëherë çka keni postuar se nuk jam në rrjedha hiç, edhe çka do që është në dëmtim të imazhit tim do të ju denoncoj në polici”, tha Demiri për Periskopin.

Kujtojmë se pak orë pasi ishte emëruar në këtë post, Albana Demiri publikoi në Facebook një status me dhjetëra gabime drejtshkrimore dhe logjike.

Për më shumë shihni foton e mëposhtme, ku janë nënvizuar gabimet e saj të shumta në statusin e saj të parë si drejtoreshë, të cilin e fshiu më vonë.

 

Shpërndaje në: