Drejtoresha e Shëndetësisë në Gjakovë jep detaje nga vjedhja e naftës

Drejtoresha e Shëndetësisë në Gjakovë jep detaje nga vjedhja e naftës

Drejtoresha e Shëndetësisë në Gjakovë, Aferdita Spahiu Shllaku, përmes një komunikate dërguar mediave ka dhënë detaje shtesë nga vjedhja e naftës.

Tutje, ajo ka ftuar palët që mos ta politizojnë rastin, teksa ka thënë se autoritetet tashmë po merren me rastin respektiv.

“Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit tashmë janë duke zhvilluar hetimet lidhur me këtë rast dhe ne presim që sa më shpejtë të dalin në pah përgjegjësit. Politizimi i paarsyeshëm i cështjes në fjalë, nuk i’u ndihmon politikave për të cilat pretendojnë të garojnë në Gjakovë. Janë organet kompetente, ato që duhet të hetojnë dhe vërtetojnë cdo informacion”, thuhet në komunikatë.

Më poshtë edhe komunikata e plotë.

Komuna e Gjakovës, përkatësisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, më datë 25 Tetor 2021, ka pranuar kërkesë nga menaxhmenti i QKMF-së për furnizim me naftë – ngrohje për 10 Qendra të Mjekësisë Familjare, konkretisht për 15 mijë litra.

Më datë 27 Tetor 2021, nga Kompania e kontraktuar për furnizim me naftë – ngrohje, është kryer furnizimi për 9 Qendra të Mjekësisë Familjare (vetëm objekti i vjetër nuk është furnizuar në këtë datë).

Më datë 1 Nëntor 2021, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Brekoc, është vërejtur nga stafi shëndetësor që ngrohja nuk funksionon, rrjedhimisht kanë vijuar me njoftimin e punëtorëve teknik ku është konstatuar se nuk ka naftë dhe pastaj është njoftuar Stacioni Policor në Gjakovë.

Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit tashmë janë duke zhvilluar hetimet lidhur me këtë rast dhe ne presim që sa më shpejtë të dalin në pah përgjegjësit.

Politizimi i paarsyeshëm i cështjes në fjalë, nuk i’u ndihmon politikave për të cilat pretendojnë të garojnë në Gjakovë.

Janë organet kompetente, ato që duhet të hetojnë dhe vërtetojnë cdo informacion.

Shpërndaje në: