Drejtori i Emergjencave në Gjakovë: 14 persona janë evakuuar nga përmbytjet

Drejtori i Emergjencave në Gjakovë: 14 persona janë evakuuar nga përmbytjet

Drejtori i Emergjencave në Gjakovë, Haxhi Sejdiu, ka thënë se 14 persona janë evakuuar, si pasojë e reshjeve të dendura që shkaktuan përmbytje në disa lagje.

“Zonat më të përmbytura janë në lagjen Brekoc, rruga “Shote Galica”, aty disa shtëpi janë përmbytur në ujë. Ekipet e zjarrfikësve kanë bërë evakuimin e 14 personave, të cilët i kanë bartë me barka dhe i kanë tërheq nga aty, do të thotë është bërë shpëtimi i jetëve në rend të parë, pastaj është duke u intervenuar edhe në qytet, në pjesët tjera ku ka përmbytje në bodrumet e shtëpive dhe në katet përdhesë, pra kemi pasur mjaft përmbytje”, ka thënë Sejdiu për Klan Kosova.

Drejtori i Emergjencave tregoi se kanë kërkuar ndihmë edhe nga Emergjenca Civile në Prishtinë, me këta të fundit që iu janë përgjigjur.

“Kemi kërkuar ndihmë edhe nga emergjenca civile në Prishtinë, na kanë ardhur në ndihmë me dy ekipe, me pompa të kapacitetit të lartë, për vërshime urbane”, tha Sejdiu.

Shpërndaje në: