Drejtori i Policisë nga vendi ku ndodhi krimi makabër në Gllogjan: Po zhvillohen hetime instensive

Drejtori i Policisë nga vendi ku ndodhi krimi makabër në Gllogjan: Po zhvillohen hetime instensive

Në vendin ku  ndodhi krimi makabër ku si pasojë e një sulmi mbi autobusin që po transportonte nxënës mbetën të vdekur tre persona të vdekur, shoferi i autobusit dhe dy nxënës 17 vjeçar, ka dalë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmti.

“Sikurse jeni njoftuar sonte në këtë vend e kemi pasur një situatë shumë tragjike. Fatkeqësisht një person e ka humbur jetën në vendin e ngjarjes nga një sulm me armë zjarir dyshohet të jetë A47. Dy të tjerë kanë vdekur në Spitalin e Pejës. Një tjetër person i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. Ne këtu jemi me të gjitha njësitë policore, me prokurorinë e Pejës dhe Prokurorinë Speciale. Hetimet janë në intensitetin më të madh të mundshëm. Të gjitha njësitë policore janë këtu dhe aktualisht jemi duke i bërë hetimet fillestare.”, tha Mehmeti, shkruan Reporteri.net.

Mehmeti ka thënë se Policia i ka aktualisht dy ose tri pista që është duke i hetuar.

“Fatkeqësisht nuk mund të jap detaje sepse pistat në të cilat jemi duke punuar janë në fazë shumë fillestare. është shumë herët për të thënë se kemi person të dyshuar”, shtoi ai.

Në orën 19:00 të së premtes u raportua për një krim makabër të kryer në mes të fshatit Shaptej dhe Gllogjan. Një autobus që transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan, është sulmuar nga një person i maskuar, ku si rezultat kanë vdekur 3 persona dhe një është plagosur.

I vdekur në vendin e ngjarjes kishte mbetur shoferi i autobusit që po i transportonte nxënësit.

Ndërkaq, të plagosur kishin mbetur edhe tre nxënës, ku dy prej tyre, vajzë dhe djalë të moshës 16-17 vdiqën në Spitalin e Pejës.

Shpërndaje në: