Drejtori i RTK-së rezulton pozitiv në COVD-19

Drejtori i RTK-së rezulton pozitiv në COVD-19

Drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Kastrati ka shkruar në Facebook se sot ka marrë konfirmim se ka dalë pozitiv me COVID-19, derisa ka shtuar se do të qëndrojë në izolim sipas rekomandimeve.

“Ju lus të gjithëve që jemi takuar ditëve të fundit të vetëizoloheni për disa ditë dhe në rast se keni simptome, të lajmëroheni tek organet përkatëse”, ka shkruar ai.

Statusi i plotë:

Te nderuar miq,
Dy dite me pare, nuk jam ndjere mire me shendet, dhe dje jam paraqitur per ta bere testin per COVID19.
Sot jam informuar se testi ka dale pozitiv.
Une do te qendroj ne izolim shtepiak sipas rekomandimeve te IKSHP-se.
Ju lus te gjitheve qe jemi takuar diteve te fundit te veteizoloheni per disa dite dhe ne rast se keni simptome, te lajmeroheni tek organet perkatese.

Faleminderit!

Shpërndaje në: