Dren Doli emërohet Ambasador i Kosovës në Holandë

Dren Doli emërohet Ambasador i Kosovës në Holandë

Sot, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës, Dren Doli ka dorëzuar letrat  kredenciale shefes së protokollit të kësaj Ministrie, Dominique Kuhling.

Kuhling, i ka uruar suksese përmes një publikimi në Twitter Ambasadorit të ri të Kosovës, Dren Doli.

“Një mirëseardhje e ngrohtë për Ambasadorin e ri të Kosovës, Dren Doli, i cili dorëzoi një kopje të letrave kredenciale të tij. Ju uroj gjithë të mirat në qëndrimin tuaj në Holandë!”, ka shkruar Kuhling.

Ambasada e Kosovës në Holandë ka njoftuar se Doli ka dorëzuar letrat kredenciale.

Shpërndaje në: