Drenas: Sekuestrohen cigare të kontrabanduara në vlerë 50 mijë euro

Drenas: Sekuestrohen cigare të kontrabanduara në vlerë 50 mijë euro

Policia e Kosovës ka sekuestruar cigare të kontrabanduara në vlerë prej 50 mijë eurove.

Operacioni është kryer në Drenas dhe lajmin e ka konfirmuar Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës.

Express mëson se janë kapur 75 pako të cigareve me 50 ‘boksa’, e që në total i bie 750 mijë cigare.

Vlera e cigareve shkon në 50 mijë euro.

Shpërndaje në: