Drenica bën të ‘pamundrën’ ndaj Prishtinës – Trepça 89′ nuk ka mëshirë për Dukagjinin

Drenica bën të ‘pamundrën’ ndaj Prishtinës – Trepça 89′ nuk ka mëshirë për Dukagjinin

Skuadra e Drenicës ka mposhtur Prishtinën në “Bajram Aliu” me rezultatin 2:1.

Prishtina ishte duke avancuar me golin e Genc Hamitit, megjithatë Drenica përmbysi gjithçka me golat e Gavazajt dhe Abazit.

Drenica me këtë fitore e barazon me pikë Prishtinën. Ekipi i Munishit ndodhet në vendin e tretë me 11 pikë – kurse Drenica në vendin e katërt me po aq.

Në ndeshjen tjetër, Trepça 89′ ishte në top formë ndaj Dukagjinit dhe fitoi me rezultatin e thellë 3-0.

Armend Gashi, Robert Rrahmani dhe Christian Mba shënuan për fitoren e Trepçës 89′.Dukagjini mbetet në vendin e fundit me 2 pikë – kurse Trepça 89′ në vendin e pestë me 9 pikë.

Shpërndaje në: