Drenica dominon pjesën e parë ndaj Feronikelit, e mbyllë me tri gola epërsi

Drenica dominon pjesën e parë ndaj Feronikelit, e mbyllë me tri gola epërsi

Feronikeli nuk duket skuadër e denjë sot për derbin rajonal të Drenicës.

Pjesa e parë mes Drenicës dhe Feronikelit është mbyllur në epërsi të vendasve, të cilët kanë tri gola epërsi pas 45 minutave, shkruan Periskopi.

Goli i parë në këtë ndeshje u shënua në minutën e 12’ nga Kreshnik Uka,.

Kurse, formën e mirë e konfirmoi edhe Denisson, duke shënuar për dyfishimin e epërsisë së Drenicës, në minutën e 25’.

Gati për t’i dhënë fund dilemës së fituesit u përkujdes Zabërgja, i cili në minutën 43′ shënoi për 3:0.

Drenica pritet të marrë tri pikë në këtë ndeshje, pas kësaj epërsie solide në pjesën e parë./Periskopi/

Shpërndaje në: