Drenica spektakolare ndaj Feronikelit – në derbin rajonal feston Skënderaj

Drenica spektakolare ndaj Feronikelit – në derbin rajonal feston Skënderaj

Derbi rajonal i Drenicës ka përfunduar me një humbje turpëruese të Feronikelit përballë skuadrës së Drenicës.

Drenica ka marrë tri pikë të mëdha në kuadër të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës, duke mposhtur Feronikelin me rezultatin 4:0, shkruan Periskopi.

Skuadra nga Skënderaj kaloi në epërsi qysh në minutën e 12’, kur Kreshnik Uka shënoi për 1:0.

Po në pjesën e parë, Drenica shënoi edhe dy herë të tjera, me anë të Denisson në minutën e 26’ për 2:0 dhe Baton Zabërgja në minutën e 40’ për 3:0.

Rezultatin final të ndeshjes dhe turpin e Feronikelit e vulosi Krehsnik Uka, me golin e dytë personal dhe të katërtin për Drenicën në këtë ndeshje.

Me këtë fitore, Drenica merr përkohësisht kreun e tabelës, duke shkuar në kuotën e 17 pikëve, kurse Feronikeli mbetet me 10 pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: