Drenicaku ia vjedhë motrës shporetin me gjithë lavatriçe dhe i shet: Policia e zë dhe ia ngjet prangat

Periskopi.com Lajme

Një person është arrestuar në Skenderaj për shkak të vjedhjes.

Sipas policisë,  i dyshuari  kishte vjedhur dhe më pas shitur një shporet elektrik dhe një makinë për larjen e rrobave, të motrës së tij.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Skenderaj, 17.01.2022 – 14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte vjedhur dhe më pas shitur një shporet elektrik dhe një makinë për larjen e rrobave, pronë e motrës së tij . I dyshuari përveç vjedhjes më parë kishte kanosur vëllain dhe babain e tij për çka kishte pas edhe urdhër mbrojtës ndaj familjarëve të tij, të cilin nuk e kishte respektuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.