‘Drenicaku’ ironizon me Kurtin përmes fotos së Agim Veliut: Mjaltë për shkarkimin e qeverisë

‘Drenicaku’ ironizon me Kurtin përmes fotos së Agim Veliut: Mjaltë për shkarkimin e qeverisë

Dje, Gjykata Kushtetuese ka shpallur dekretin e presidentit Thaçi për mandatar Avdullah Hotin si kushtetues dhe i ka hapur rrugë formimit të një qeverie të re.

Pas shpalljes së vendimit, ka pasur reagime të shumta edhe nga fytyrat e njohura të shoubizit ku kanë komentuar këtë vendim.

Aktori i cili është bërë i njohur me rolin e ‘Drenicakut’ në serialin vendor ‘O sa mirë’, ka ironizuar ish-kryeministrin Kurti.

Ai ka ndarë një fotografi të nënkryetarit të partisë së LDK-së, Agim Veliun, dhe ka shkruar “Mjaltë për shkarkimin e qeverisë”.

 

Shpërndaje në: