‘Dreqi ta hajë, po luani për Juven!’: Pamje nga momenti kur Allegri e humbi durimin me lojtarët e tij

‘Dreqi ta hajë, po luani për Juven!’: Pamje nga momenti kur Allegri e humbi durimin me lojtarët e tij

Bota e futbollit të klubeve duket krejt ndryshe këtë sezon.

E tërë audienca sportive ishte kthyer me kokë përmbys kur Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi ndërruan klubet brenda disa javëve nga njëri-tjetri, transmeton Periskopi.

Largimi i Messit i zuri të gjithë pa përgatitur, derisa konsensusi i përgjithshëm ishte se ai dëshironte të qëndronte në Barcelonë.

Sidoqoftë, njejtë si Barcelona, edhe Juventusi ka pasur shumë probleme pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Klubi nga Torino pa superyllin portugez dhe përsëri dështoi me një barazim zhgënjyes në shtëpi nga Milani, të dielën mbrëma.

Ky rezultat e lë skuadrën italiane pa një fitore në katër ndeshjet hapëse të Serie A – një rekord që nuk është regjistruar asnjëherë nga klubi në 60 vite – dhe në vendin e 18-të në tabelë.

Një video është publikuar në ditët pas barazimit zhgënjyes me Milanin, ku shihet Maximiliano Allegri i frustruar me futbollistët pas vërshëllimës së fundit.

Sipas një raporti nga ‘Daily Mail’, Allegri tha diçka të ngjashme me: ”Dreqi ta hajë! Ju po luani për Juventusin!” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: