Dresevic tregon nëse i pengon aktivizimi në mesfushë, i qartë në mesazhin për trajnerin

Dresevic tregon nëse i pengon aktivizimi në mesfushë, i qartë në mesazhin për trajnerin

Ibrahim Dresevic ka folur për paraqitjen e tij ndaj Greqisë dhe aktivizimin e tij në mesfushë.

“Për mua nuk është e zakonshme të luaj në mesfushë, por trajneri më kërkoi të luaj aty dhe unë e bëj”, ka thënë Dresevic, transmeton Periskopi.

“Është qëllimi ynë të arrijmë sa më lartë, të fitojmë secilën lojë”, shtoi ai.

“Nuk është problem nëse luaj në mbrojtje apo mesfushë, vetëm dua të luaj”, shtoi Ibro mes tjerash.

Dresevic është një qendërmbrojtës që te Kosova po aktivizohet si mesfushor. /Periskopi/

Shpërndaje në: